Një ciklon i fuqishëm me erëra rekord deri në 288 kilometra në orë ka goditur sot disa zona në Australinë Perëndimore.
Nuk ka raportime për viktim. “Ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë për ndihmë,” tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës Peter Shotton për ABC.
Pronarët e një karburanti dhe parku karvanesh në Pardoo thanë në një postim në rrjetet sociale se biznesi i tyre ishte dëmtuar rëndë.
Ky është një rekord për Australinë, ku shpejtësia më e lartë e erës e regjistruar ndonjëherë ishte 194 kilometra në orë gjatë kalimit të Ciklonit George në vitin 2007. Shërbimet e urgjencës mbajtën një alarm të kuq në zonat nëpër të cilat ka gjasa të kalojë cikloni.
Discussion about this post