Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, prit sot në një takim reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.
“Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave. E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar”, shprehet Çuçi.
Më tej gjatë takimit ai vlerësoi edhe rikthimin e opozitës në normalitet duke i dhënë fund kaosit 4 mujor nëpër komisione dhe seancat plenare. “Rikthimi i opozitës në normalitet është një sinjal i mirë pas disa muajsh kaosi e sjelljesh aspak europiane. Ne jemi të përkushtuar të vijojmë me reformat dhe të shfrytëzojmë këtë moment të ri të procesit të zgjerimit të BE”, ka thënë ndër të tjera Çuçi.
Discussion about this post