Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në kuvend për çështjen e shumëpërfolur, atë të kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se ish-ministri u njoftua katër orë para se të dilte lajmi për arrestimin e tij dhe njëri prej socialistëve, sipas tij e përcolli në Kakavijë për të kaluar kufirin.
“Mblidhemi në këtë seancë pasi ka ndodhur akti më i turpshëm, më i pashembullt, më i jashtëzakonshëm në historinë e një vendi. A jeni të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një zyrtar? Si reagoni në këtë mënyrë?
Unë nuk dua të them se jeni Ahmetër, sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit kolektiv, por në këtë rast është me vend se të ndalemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje, një njeri që ia servirët shqiptarëve si njeri suksesi, ikën në mënyrën më të turpshme dhe e informoni që të ikë, sepse 4 orë parasë të vinte njoftimi, ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë.
E përcolle ti Damian apo jo? Sepse dikush e përciolli. I the ti apo jo atij? E njoftove që të ikë? Në vend që të dilni kokë ulur dhe të kërkoni të falur shqiptarëve. A keni ju moral shtetari? Mbaroi koha? Po nuk mbarojnë krimet e kësaj qeverie”.- u shpreh Berisha.
Discussion about this post