Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në ceremoninë për nisjen e “Defender Europe 2023”.
Rama gjatë fjalës së tij tha se Shqipëria sot është më lart se kurrë në aspekt të respektit ndërkombëtar, teksa u shpreh se është i lumtur që Shqipëria është krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit, për luftën në Ukrainë.
“Për herë të dytë vë në pah përmirësimin e kapaciteteve tonë ushtarake, falë ndihmës të partnerëve tanë. Sot Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart se kaq. E ulur krah për krah me SHBA-në në Këshillin e Sigurimit, për luftën në Ukrainë. Kjo është një ditë historike. Tregohet vendosshmëria e palëkundur e gjithë komunitetit, për të mbrojtur vlerat tona.
Pavarëshisht gjuhës dhe flamurit, jemi të lidhur pikërisht me ndere dhe parime të cilat janë të shënuara po njësoj pëër secilin prej nesh. Të gjithë se bashku jemi të impunuar nga hasmëria jonë që të funksionojmë në unitet të plotë.
Shqipëria mbetet një aleat i fuqishëm i SHBA dhe NATO, por në të njëjtën kohë Shqipëia bëhet një pikë e fortë, por në të njëjtën kohë Shqipëria bëhet një pikë e palëvizhme në rajonin tonë. Me aeroportin e Kuçovës, por edhe me portin, e cila do të shërbej si pikë për trupat e NATO-s, Shqipëria po tregon kapacitet e saj. Ju uroj mbarësi në këtë përpjekje të përbashkët dhe pa ju ne nuk do të ishim këta që jemi,” tha Rama ndër të tjera.
Discussion about this post