Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”.
Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe do të zhvillohet në Tiranë nga dita e sotme, 22 maji deri në 3 qershor.
Në lidhje me këtë ka bërë edhe një postim kryeministri Edi Rama, i cili u bënë ftesë qytetarëve të bashkohen në në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë
”, shkruan Rama në postimin e tij.
Discussion about this post