Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç viziton pa leje Kosovën do të arrestohet.
Ai tha se kushdo që futet në territorin e Kosovës pa një leje të posaçme do të arrestohet, përfshirë këtu edhe presidentin e Serbisë.
“Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të. Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës”, tha Sveçla në emisionin DPT te Fidani në ATV.
Ndër të tjera tha se nëse një gje e tillë do të ndodhte dhe autoritet nuk do të reagonin, kjo deklaron jo shtetësi, teksa shtoi: “unë nuk besoj se Vuçiç është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”.
Kujtojmë që kjo deklaratë vjen pasi pak ditë më parë Vuçiç tha se shumë shpejt do të shkonte për një vizitë në Kosovë.
Discussion about this post