Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar në Vlorë, ku iu bë atentat 41-vjeçarit, Leart Keka.
Bëhet me dije se autorë të kësaj ngjarje kanë qenë 3 persona. Ata kane qenë në një makinë “Audi” dhe e kanë ndjekur viktimën, i cili po lëvizite me motor. Me makinë kanë përplasur motorin duke rrezuar Kekën në tokë. Ashtu i tronditur ai është ngritur në këmbë dhe ka tentuar të largohet me vrap. Një nga autorët e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, ku disa plumba e kanë kapur në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
Makina që u përdor nga autorët u gjet e djegur ndërsa brenda saj u gjet edhe një armë kallashnikov. Mjeti në fjalë është përdorur dhe në një tjetër atentat në veri të vendit dhe dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë.
Policia deri më tani ka shoqëruar 10 persona, që kanë qenë të pranishëm kur ndodhi ngjarja, por edhe persona të përfshirë në një ngjarje të rëndë ku ishte përfshirë Keka 10 vite më parë.
E shkuara kriminale e 41-vjeçarit
Viktima që u qëllua me breshëri plumbash, Leart Kekaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë.
Ai ka kryer 10 vite burg pasi në vitin 2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist, te cilin më pas e ka vrarë. Po ashtu në vitin 2005, Kekaj ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj. Për shkak të shkuarës kriminale hidhen dyshime se ngjarja e sotme ka lidhje me hakmarrje të mundshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Discussion about this post