Detaje të tjera mësohen nga plagosja e 33 -vjeçarit Tonin Ramaj ditën e djeshme në Vlorë.
Dyshohet se autorët kanë qenë tre persona, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë.
Policia ka shoqëruar tre persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar.
Sipas policisë, dyshohet se shkak janë konfliktet e vjetra që mund të ketë patur i plagosuri më herët me autorët. Aktualisht 33-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Discussion about this post