Tensione të forta janë regjistruar në Parlamentin e Kosovës. Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalën e tij në Kuvend, deputetët janë përplasur me njëri-tjetrin, ku nuk ka munguar as dhuna e ushtruar ndaj ministrave dhe vetë kryeministrit.
Nga pamjet e mediave vendase, shihet që deputetët e Partisë Demokratike kanë goditur me grusht ministrin Hekuran Murati si dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kanë qenë deputët e Vetvendosjes dhe ministrat të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke mbrojtur Kurtin. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thirrur ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë.
Discussion about this post