Ditën e sotme në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosvës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Kurti do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciç. Dy liderët do të priten nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pritet të takohet me kryeministrin Kurti në orën 15:00.
Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell pritet të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Discussion about this post