Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë ditën e sotme në koferencën për Ditën e Drejtësisë.
Gjatë fjalës së tij Begaj tha se kjo është një ditë e shenjtë për vendin pasi shënohet 110 vjetori i krijimit të gjykatës së Lartë. Më tej ai ka theksuar se rrugëtimi i drejtësisë shqiptare nuk ka qenë aspak i lehtë pasi ngritja dhe realizimi i saj përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve ligjire.
Ndër të tjera kreu i shtetit u shpreh se duhet garantuar aksesi në drejtësi nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore dhe se garantim i pavarësisë së sisitemit e cila është dhe arsyeja e reformës në drejtësi.
“Sot është një ditë e shenjtë për drejtësinë, 110 vjetori i krijimit të gjykatës së lartë. Në këto 110 vite historia jonë politike ka pasur rrugëtim jo të lehtë. Rrugëtimi i Drejtësisë Shqiptare në kërkim të një drejtësie të pavarur, të vendosjes së barazisë para ligjit. Aktorë vendas e ndërkombëtarë kanë një kontribut për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent. Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm, synimi reformës së nisur në 2014 kulmoi me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2016. Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i saj përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve ligjore.
Duhet garantuar aksesi në drejtësi ,nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore. Garantimi i pavarësisë së sistemit e cila është arsyeja e reformës në drejtësi. Cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë. Pavarësisht se puna akumuluar paraqet sfida e problematika dua t’ju përgëzoj. Uroj të një shembull suksesi duke dëshmuar, profesionalizëm, integritet, paanshmëri”, tha Bega.
Discussion about this post