Këtë të diel Britania ka paralajmëruar shtetasit e saj që udhëtojnë për në Suedi për sulme të mundshme terroriste pas rasteve të djegies së Kuranit nga aktivistë anti-islamikë.
Ministria e Jashtme e Britanisë tha se autoritetet suedeze kishin parandaluar disa sulme të planifikuara dhe madje kishin kryer arrestime.
“Duhet të tregoni vëmendje dhe kujdes të madh në këtë periudhë. Ka të ngjarë që terroristët të përpiqen të kryejnë sulme në Suedi”, thuhej në njoftim.
Nga ana tjetër, përmes një deklarate Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Suedisë, Henrik Landerholm vuri theksin te kërcënimet në rritje ndaj Suedisë, pasi djegia e kuranit ka zemëruar jashtë mase myslimanët. Ai në deklaratë pranonte edhe ndryshimin e udhëzimeve për udhëtime nga autoritetet britanike.
Edhe SHBA në deklaratat e saj për udhëtimet jashtë vendit ka paralamëruar shtetasit amerikanë për sulme të mundshme terroriste në Suedi.
Discussion about this post