42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.
Gjatë gjithë natës shtabi i emergjencave të Bashkisë Vlorë ka vijuar aksionin për shuarjen e zjarrit të përmasve të mëdha, në fushë grumbullimin e mbetjeve.
Mëngjesin e sotëm janë bashkuar dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes nga toka dhe ajri.
Discussion about this post