Dhuli ka deklaruar për Klan News se procesi është duke vijuar normalisht
Ditën e sotme ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave. Procesi do të vijojë për 6 javë, ku mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli për Klan News është shprehur se procesi ka nisur pa probleme ku kanë filluar intervistat e para.
Ndër të tjera Djuli thekson se janë angazhuar 5240 anketues dhe në total së bashku me monitoruesit numri i persoanve të angazhuar shkon në 7500.
“Procesi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Grupet e anketuesve kanë dalë në terren, kanë filluar intervistat e para dhe po e ndjek edhe unë vetë personalisht procesin me shumë interes. Në rast se familja nuk ndodhet në momentin që anketuesi troket në derë ai do t’i lejë një letër njoftuese tek dera për vizitën. Do të jenë 5240 anketues, por gjithë stafi i cili do të monitorojë njëkohësisht gjithë procesin do të jenë 7500 persona.”
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censusi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.
Discussion about this post