Kryesocialisti Edi Rama ka nisur këtë të hënë me një mbledhje me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Burime për mediat bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm të majtët u mblodhën në selinë rozë ku dhe diskutuan lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.
Në fokus të këtij takimi ka qenë vota e diasporës, ku drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhanë më tepër detaje lidhur me takimet e bëra deri më tani me emigrantët shqiptarë.
Një ndër “urdhrat” e dhëna gjatë kësaj mbledhje nga kryeministri Rama e njëkohësisht kreu i PS-së ka qenë dhe “thithja” e sa më shumë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.
Discussion about this post