Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar se ka hedhur në Amazon librin e tij më të ri, kur ka kaluar vetëm një ditë nga vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila vendosi përfundimisht për kthimin e vulës së Partisë Demokratike tek Berisha.
Libri titullohet “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit- Rasti i ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha: Nga nongrata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal”, i shkruar nga Berisha në bashkëpunim me avokatin Sokol Mëngjesi si dhe avokatin tjetër Genc Gjokutaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-kryeministri, Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se ka hedhur në Amazon librin e tij, me një çmim minimal, ku të ardhurat që vijnë nga shitjet do t’i kalojnë “Fondacionit Fëmijët Shqiptar”.
Në vijim të shkrimit të tij Berisha fton bashkëkombasit në SHBA, Britani, dhe kudo tjetër që të lexojnë këtë libër, si një mënyrë për të njohur të vërtetën mbi arrestimin politik të liderit të opozitës, dhe tentimi për t’a nxjerrë jashtë ligjit partinë Demokratike.
“Është vendosur çmimi më i ulët i mundeshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Femijët Shqiptar”. Ftoj bashkobmasit tanë në SHBA, Mbreterinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigracion dhe Diasporë të shpërndajnë këtë liber tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore.
Në rrafshin politik një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqiperisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizoj”,– shkruan Berisha në Facebook.
Libri përmban tre kapituj që argumentojnë, dokumentojnë dhe analizojnë kronologjinë dhe dinamikën e përndjekjes politike të Sali Berishës, ish-president dhe kryeministër.
Kapitulli i parë i këtij libri elektronik paraqet një argument bindës kundër masave të marra ndaj zotit Berisha. Ai nënvizon mungesën e provave thelbësore dhe ndikimin e dukshëm të lobimit politik në hartimin e çështjes së tij. Prandaj, ekspertë dhe analistë të pavarur shqiptarë dhe të huaj e konsideruan çështjen kundër Berishës të motivuar politikisht.
Në kapitullin e dytë, ekipi mbrojtës i zotit Berisha, i përbërë nga dy avokatë shumë të vlerësuar, bën një analizë ligjore, duke lënë mënjanë klientin Sali Berisha. Ato merren vetëm me përmasat e implikimeve ligjore të çështjes dhe sesi prokuroria bën shkelje spektakolare në dosjen hetimore.
Në kapitullin e tretë, argumenti vjen pas SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme të krijuar sipas një drafti origjinal të Fondacionit Shoqëria e Hapur në Tiranë, dhe ndërmarrjes së një gjuetie shtrigash politike kundër kreut të opozitës. Në shkelje të hapur të Kushtetutës, SPAK kërkoi që zotit Berisha t’i kufizohej liria pa marrë parasysh Parlamentin, duke shkelur një precedent të Prokurorisë në dy raste të tjera të deputetëve të mazhorancës socialiste.
Discussion about this post