Kryeministri Edi Rama falenderon futbollistët e Kombëtares Shqiptare, të cilët kanë bërë një paraqitje dinjitoze mbrëmjen e sotme ne Çeki dhe kanë marrë një pikë të artë që na ndihmon shumë në rrugën tonë drejt kualifikimit në Euro 2024.
“Krenarë për Shqipërinë”, shkruan Rama, ndërsa mesazhin e shoqëron me emoji (figurë) me një zemër të kuqe, shqiponjën dhe flamurin kuqezi.
“Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon. Faleminderit djemve kuqezinj, po faleminderit edhe kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trainerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij”, shkruan kryeministri.
Fantazisti i kombëtares Nedim Bajrami ka shënuar një gol spektakolar në Pragë në ndeshjen e sotme, duke marrë një barazim dhe pikë të artë, në këtë rrugëtim të rëndësishëm të Shqipërisë drejt Evropianit, shkruan newsbomb.al.

Discussion about this post