Një ngjarje e rëndë është shënua në Evosmos në Greqi, ku është ekzekutuar para banesës së tij një 37-vjeçar shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari po kthehej në banesë në orët e para të mëngjesit, kur është qëlluar me breshëri plumbash për vdekje.
Ka qënë një kalimtar që ka dëgjuar të shtënat dhe më pas ka parë 37-vjeçarin e gjakosur dhe ka njoftuar policinë. Menjëherë në vendngjajre ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar shqiptarin në spitalin “AHEPA” , ku ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh mes disa bandave në lokalet e natës. Policia greke po heton për shkaqet që çuan në këtë ekzekutim si dhe për identifikimin e autorit.
Discussion about this post