Presidenti turk Recep Tayip Erdogan teksa ka njoftuar nisjen e “Modelit Kombëtar të Mburojës së Rrezikut”, ka bërë me dije se ndërtesat e reja nuk do të jenë më shumë se tre ose katër kate të larta.
Modeli u lançua për ndërtimin e shtëpive të reja të banimit pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit, të cilat shkaktuan mijëra të vdekur dhe të plagosur.
“Ne kemi nisur shpejt ndërtimin e shtëpive dhe hapësirave të reja, duke filluar me projektet, studimet e terrenit dhe fizibilitetit të të cilave tashmë janë përfunduar,”tha Erdogan në një takim në Stamboll me zyrtarë të nivelit të lartë.
Discussion about this post