Kryeministri Edi Rama ka uruar për fitoren Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duke e konsideruar si një fitore të jashtëzakonshme. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku shprehet i gatshë për të forcuar edhe më tej lidhjen mes dy vendeve.
“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Pres me padurim të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm,” shkruan Rama.
Vlen të theskohet se raporti mes Ramës dhe Trump ka qenë shpesh i ndërlikuar, duke pasur parasysh se në zgjedhjet e kaluara Rama shprehu hapur mbështetjen për Joe Biden në vitin 2020. Megjithatë, urimi i fundit tregon një përpjekje për të ruajtur marrëdhënie diplomatike të qëndrueshme me Amerikën, pavarësisht se kush zgjedhet president.
Discussion about this post