Fredi Beleri, i dënuar në Shqipëri për korrupsion zgjedhor, ndërsa në Greqi u zgjodh si euro-deputet i Nea Demokracia, partisë së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ka mbajtur fjalimin e tij të parë si europarlamentar në seancën e Parlamentit Europian që po zhvillon punimet në Strasburg.Duke i kujtuar kolegëve në sallën e Parlamentit dhe ishte zgjedhur si eurodeputet grek i pakicës të një vendi të BE-së, por i lindur në Shqipëri, një vend që aspiron familjen europiane, Beleri tha se Shqipëria po i largohet parimeve europiane.
Madje Beleri shprehet se reformat në Shqipëri po kthehen në “bomba totalitare” për themelet e shtetit demokratik.
Kuptohet që Fredi Beleri i ka përqëdnruar kritikat veçanërisht te institucionet e drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, që e dënuan penalisht për blerje votash në Himarë, gjatë zgjedhjeve të 14 majit 2023.
Edhe pse pretendoi pafajësi, Beleri u dënua me dy vjet heqje lirie, ndërsa SPAK i qëndroi fakteve dhe provave se ai kishte blerë zgjedhës.
“Me emocion të madh i drejtohem për herë të parë Parlamentit tonë Europian, një institucion, vendosmëria e të cilit u tregua kur unë dola nga burgu, ku qëndrova për 16 muaj.
Sot, unë jam këtu si një eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane.
Por, për fat të keq, ky vend po largohet vazhdimisht nga acquis evropiane, në vend që të afrohet me të. Situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” për themelet e një shteti demokratik.
Kjo ndodhi edhe me reformën në drejtësi të financuar, edhe nga burimet europiane”, tha Beleri.
Reagimet e eurodeputetit Fredi Beleri vijnë në një kohë kur ai u lirua nga burgu me kusht, ndërsa më parë qëndrimi i mbajtur qoftë nga SHBA ashtu edhe nga BE, lidhur me pretendimet e tij se po dënohej politikisht, ishin në favor të institucioneve të drejtësisë.
Discussion about this post