Federata Shqiptare e Futbollit i ka ardhur në ndihmë Ukrainës të përfshirë nga lufta, duke i dhuruar medikamente mjekësore.
Tre muaj më parë, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit përcaktoi një fond të veçantë për të ndihmuar autoritetet urkianase në blerjen e ilaçeve, ushqimeve e materialeve të ndryshme.
Në ‘Shtëpinë e Futbollit’, presidenti Armand Duka priti ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodimir Shukrovin.
Kreu i institucionit të futbollit shqiptar, deklaroi se kjo është një ndihmë e vogël dhe shpreson që gjithçka t’i rikthehet normalitetit së shpejti.
“ Federata ka përgatitur në mënyrë simbolike disa ilaçe për kolegët tanë dhe për popullin atje. Ne nuk jemi një organizatë politike, ne jemi një organizatë sportive, por si çdo organizatë, gjëja e parë që ne lusim është shëndeti dhe paqja. Këtë mesazh duam të japim edhe sot. Ne duhet të ndërtojmë jetën tonë në paqe në të gjithë botën. Dhe këtë lusim edhe për në Ukrainë dhe në çdo vend të botës. Urojmë që lufta të mbarojë nesër dhe asnjë në Ukrainë mos të ketë nevojë për ilaçet tona, por gjithsesi uroj që t’i ndihmojmë sa më pak me këto që kemi përgatitur, qoftë edhe dy njerëz që luftojnë, apo pesë apo më shumë”, ka thënë presidenti i FSHF Armand Duka.
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri në falënderimin e tij u shpreh se sporti shërben për të bashkuar njerëzit dhe uroi që Shqipëria kurrë mos të preket nga lufta.
“Ne i jemi shumë mirënjohës President të FSHF-së, dhe stafit të Federatës për mbështetjen tuaj në këto momente. Shpresoj dhe dëshiroj shumë që skuadrat tona të bashkohen në një fushë të bukur e të luftojnë për fitore”, është shprehur ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shukrov.
Federata Shqiptare e Futbollit i ka qëndruar pranë homologëve ukrainas që nga momenti i parë i përballjes me agresionin ushtarak rus, duke komunikuar për mundësinë e ndihmës në këtë moment të vështirë.
tv6+1vlora
Discussion about this post