Një aksident i rëndë ka ndodhur në Himarë pasditen e kësaj të premte, ku ka humbur jetën 40-vjeçari Renato Bushi dhe janë plagosur 3 persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shën Vasil në Himarë, ku një fuoristradë ka rënë nga 20 metra lartësi.
Mësohet se në fuoristradën tip “Land Rover” e cila drejtohej nga Renato Bushi, pasagjerë kanë qenë dhe tre persona të tjerë, një tursit nga anglia, 31-vjeçari Eduard Holand, 26-vjeçari Kevin Rama dhe bashkëshortja e tij Marika Zagori të dy me banim në Itali.
Sipas autoriteteve, 40-vjeçari Renato Bushi i cili po drejtonte mjetin, ka ndërruar jetë ndërsa anglezi 31-vjeçar Holand është nisur drejt Tiranës për mjekimin e plagëve. Gjithashtu, e plagosur ka mbetur edhe Marika Zigori me bashkëshortin e saj, 26-vjeçarin Kevin Rama. Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Himarë/Informacion paraprak
Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B.
Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post