Një person është gjetur i pajetë në Vlorë këtë pasditen e kësaj të hëne.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është rreth moshës 60-vjeç. Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët i shtrirë në rrugë në zonën e quajtur “Qafa e Dushkut. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë.
Sipas kësaj të fundit, dyshohet se ai është shoferi i makinës tip “Toyota”, ku pasi është aksidentuar, forca e përplasjes ka bërë që trupi të dalë nga makina dhe është hedhur në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit
Discussion about this post