Një tjetër kontenier me kokainë është pikasur në Itali, me destinacion Toskanën. Në dukje të parë kontenieri ishte i mbushur me karkaleca të ngrirë që vinin nga Ekuadori.
Kokainë e pastër kapte vlerën marramendëse prej 35 milionë euro. Si pasojë është arrestuar një 23-vjeçar shqiptar Islam Kurti. Puna e tij ishtë të merrte kokainën dhe t’ua dorëzonte atyre që e kishin porositur nga Amerika e Jugut.
I riu shqiptar u arrestua në momentin kur kishte marrë drogën sa po ndizte makinën për t’u kthyer në provincën e Pizës. Autoritetet kanë zbuluar se 23-vjeçari do të paguhej një mijë euro për kilogram, por përfundoi pa gjë.
Kokaina ishte e paketuar në 45 pako, në pako celofani me simbol “Audi” dhe “RS 6”. Kjo gjuhë e koduar përdoret për të treguar se kush do t’i marrë pakot.
Discussion about this post