Një gomone e braktisur pranë një ferme në fshatin Babicë të Vlorës, ka ngritur “në këmbë” policinë e këtij qarku. Dyshimet se ajo do të përdorej për trafik droge, nisu dhe nga gjatësia dhe nga specifikat e tjera të mjetit ujor.
Menjëherë, shërbimet policore kanë nisur kontrollet në fshatin Babicë dhe zonën përreth, si dhe në gjirin e Vlorës.
Gomonia ka një gjatësi prej 10 metrash dhe kjo përforcon më tej dyshimet se do të përdorej për trafik droge. Deri tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e qytetit bregdetar për mjetin e sekuestruar dhe nëse është kapur lëndë narkotike apo është shoqëruar ndonjë person.
Seksioni kundër Narkotikëve, Forca Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” janë angazhuar në këtë operacion të gjerë që ka nisur prej orëve të natës dhe vijon dhe aktualisht. Po kontrollohen një numër i madh shtëpish dhe ambientesh të tjera, ku dyshohet se mund të jetë fshehur droga.
Discussion about this post