Një grua 71 vjeçe është gjetur i pajetë në portin e Vlorës mbrëmjen e kësaj të mërkurë.
Mësohet se trupi i pajetë është evidentuar në det nga stafi i një rimorkiatori. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në zonën e Portit.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Për të moshurën ishte bërë kallëzim në polici nga familjarët e saj për largim nga banesa mëngjesin e sotëm.
Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Discussion about this post