Një gjykatë në Beograd ka lënë të lirë sot Milan Radoiçiç, një ditë pasi ai u ndalua dhe mor në pyetje nga prokuroria për përfshirjen e tij në sulmin e armatosur të 24 Shtatorit në Banjskë.
Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiçin për shkak të rrezikut të arratisjes.
Gjykata vendosi që atij t’i ndalohet largimi prej territorit të Serbisë, pa miratimin e gjykatës si dhe të futet në territorin e Kosovës.
Radoiçiç duhet të paraqitet në polici dy herë në muaj ndërsa thuhet se i është konfiskuar përkohësisht pasaporta.
Ai akuzohet nga prokuroria serbe për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese në Bosnje-Hercegovinë.
Discussion about this post