Autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Itali dhe Spanjë kanë kryer një aksion të koordinuar kundër një grupi të krimit të organizuar të dyshuar për pastrim parash.
Aksioni është mbështetur nga Eurojust dhe Europol, 31 të dyshuar u arrestuan në Itali. Dy urdhër-arreste të tjera evropiane u ekzekutuan në Spanjë.
Anëtarët e dyshuar të grupit të krimit të organizuar krijuan një rrjet global për të pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës.
Bëhet me dije se të arrestuarit janë me origjinë shqiptare, kolumbiane, marokene dhe siriane. 33 të arrestuarit, kishin krijuar një rrjet ndërkombëtar kompanish për të pastruar paratë e pista.
Nga aksioni u zbulua rrjet kompanish elektronike të vendosura në mbarë globin dhe sekuestruan 18.5 milionë euro asete. Struktura e ndërlikuar përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera.
Kjo rrjetë komplekse kompanish lejoi që krimi i organizuar të maskonte natyrën, burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe/ose destinacionin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe të shmangte zbulimin e tyre. Europol ishte në ndjekje të bandës kriminale që prej vitit 2020.



Discussion about this post