GREQI- Nëntë persona kanë rënë në pranga si rezultat i kapjes së 100 kg kokainë në kontejnerin e portit të Selanikut. Droga vine nga Amerika Latine dhe arriti të sekuestrohej në saj të një operacioni që u zhvillua në Divatë. Policia bllokoi 2 makina në të cilat 7 persona mbanin sasinë e madhe të kokainës.
Operacioni u krye pas informacioneve se në portin e Selanikut ishte dorëzuar një kontenier me një sasi të madhe droge, e cila do të transportohej në një “çantë” drejt qytetit.
Siç rezultoi, shtatë të arrestuarit kishin përdorur makina me qira për të transportuar kokainën . Madje, theksohet se në kontrollin e kryer në shtëpi, pas arrestimit të nëntëve, mes tyre edhe një drejtues i organizatës, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 100 mijë euro.
Kontejneri me kokainën kishte një vend transportues nga Amerika Latine, duke konfirmuar edhe një herë se kartelet i kanë “vënë syrit” porteve të Athinës dhe Selanikut për t’i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.
Por këtë herë, policia që planifikoi operacionin zgjodhi të mos hapte kontejnerin, por duke përdorur informacionin që kishte në dispozicion, vazhdoi arrestimin e marrësve të kokainës, duke hapur kështu një cikël të ri të një hetimi të madh në fushën e luftës kundër trafikut të drogës.
Discussion about this post