Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijëtm, Bora Muzhaqi, ka njoftuar hapjen e aplikimeve për 8 Programet Kombëtare të Praktikave të Punës. Janë hapur rreth 1597 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, që disponojnë minimalisht diplomën bachelor dhe që nuk kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme, për të zhvilluar një praktikë 3 mujore, të njohur nga Departamenti i Administratës Publike si përvojë pune. Të githë të rinjtë që duan të bëhen pjesë duhet të aplikojnë deri më datën 30 qershor, kur është dhe afati i fundit.
Ministrja Muzhaqi thekson se të rinjtë që vlerësohen me pikë maksimale gjatë periudhës së praktikës, kanë mundësi të punësohen me kontratë 1-vjeçare sipas nevojave të institucioneve pritëse, pra pranë institucioneve të administratës publike, shoqërive tregtare apo organizatave jofitim prurëse ku do të kryejnë praktikën 3-mujore.
Kjo thirrje e ministres është publikuar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në “Facebook”, i ka bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen.
“MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, për të aplikuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Thirrjen VIII, për 1579 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF, ju uroj një javë të mbarë
Apliko të bëhesh pjesë e praktikës 3-mujore në https://praktika.riniafemijet.gov.al”, shkruan Rama.
Discussion about this post