Në 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim, theksuan edhe njëherë mbështetjen që do vijojnë ti japin Shqipërisë në reformën në drejtësi.
Hohmann bëri të qartë se nuk do të ketë anëtarësim në BE nëse nuk do të zbatohet një reformë e suksseshme në drejtësi.
“Sot ne festojmë 110 vjetorin e Gjykatës ë Lartë dhe kjo meriton që të përgëzohet për gjithccka që ka arritur. Mesazhi ynë është i pqartë nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme në reformën në drejtësi. Ka qenë një rrugëtim i gjatë por ky rrugëtim ende nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik të këtij rrugëtimi pasi sistemet kyçe të drejtësisë po rikrijohen dhe duhet të tregojë që është e fortë dhe i bën ballë”, tha ambasadorja.
Ndërkohë, Yuri Kim tha se Gjykata e Lartë ka bërë një rrugë të qartë pavarësisht sfidave me të cilat janë hasur. Ambasadorja tha se SHBA do të vijojnë të mbështesin reformën në drejtësi pasi besojnë që Shqipëria është një vend me mundësi të mëdha dhe ka shumë për të bërë.
“Reforma në drejtësi po funksionn me vërtet por tregon sa e rëndësishme është që të gjithë ne së bashku GJK SHBA BE dhe të gjitha vendet partnere të qëndrojnë të angazhuar drejt kësaj detyre. Në fund i përket drejtuesve shqiptarë, ne do vazhdojmë t’ju mbështesim dhe kjo ska për të ndryshuar”, tha Yuri Kim.
Discussion about this post