Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Sipas informacioneve praprake mësohet se një 73-vjeçar ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit.
Shtetasi K. P., 73 vjeç , lindur në Nartë të Vlorës dhe banues në Greqi , sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit , dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkaur grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftim i plotë i Policisë:
Zvërnec, Vlorë/Informacion paraprak
Shtetasi K. P., 73 vjeç , lindur në Nartë të Vlorës dhe banues në Greqi , sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit , dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post