Një furgon është përfshirë nga flakët pas mesnate në lagjen “’29 Nëntori”, në Vlorë.
Zjarri ka rënë rreth orës 01.00 dhe dyshohet se furgonit të një firme uji i është vënë flaka qëllimisht. Furgoni është shkrumbuar plotësisht, ndërsa flakët kanë dëmtuar dhe disa makina që ishin të parkuara panë këtij mjetit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj zjarrvënie, ndërsa janë sekuestruar pamjet filmike rreth objekteve, për të zbuluar se kush është autori/ët e përfshirë.
Discussion about this post