Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të pezullojë përkohësisht shembjen e hotelit në Dhërmi.
Bëhet me dije se pezullimi i shembjes është bërë për shkak të sezonit turistik dhe se shembja e objektit mund të jetë dhe një rrezik për objektet e tjera përrreth dhe ankesat për dëmtime duket sekanë sjellë këtë vendim.
Aksioni për shembjen e hotelit në pronësi të Fjorentin Belit, sipas IKMT do të bëhet pas sezonit turistik. Hoteli është në pronësi të Fjorentin Belit, numëruesi i votave të kandidatit fitues në Himarë, Fredi Beleri. Familja e Belit ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se shembja e hotelit po bëhet për hakmarrje.
Discussion about this post