Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të historianit dhe arkeologut francez, Profesor Pierre Cabanes.
Kryetari i Partisë së Lirisë ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e artistit duke e falenderuar për punën e palodhur shkencore dhe promovimin kulturës së lashtë të Shqipërisë nëpër Europë.
“Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të kombit shqiptar, historianit dhe arkeologut të shquar francez, Profesor Pierre Cabanes.
Do t’i jemi përherë falenderues për punën e palodhur shkencore për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian, si dhe për pasurimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e arkeologjisë, duke kontribuar për zhvillimin cilësor të kësaj shkence në vendin tonë.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Cabanes, të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkruan Meta.
Discussion about this post