Kryetari i Partisë së Lirisë uron të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet, thotë Ilir Meta ndër të tjera në mesazhin e tij për besimtarët.
Mëngjesin e nesërm, më 28 Qershor, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët që duan të kryejnë faljen në sheshin “Skënderbej”, se programi do të hapet në orën 05:40 dhe më pas do të vazhdojë leximi i Kuranit, falja e namazit, etj.
Mesazhi i urimit nga Ilir Meta:
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! Ju uroj nga zemra të keni bekimet e Zotit, për më shumë mirësi, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!
Vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët dhe duke u përkujdesur për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje ne vemë në jetë mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit.
“Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. Kuran
Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet!
Discussion about this post