Ish-Kryeministri Sali Berisha ditën e sotme do të zhvillojë konferencë për shtyp me gazetarët.
Zyra e shtypit e Partisë Demokratike e Berishës njofton se në orën 12:30, në sallën “Azem Hajdari” do të zhvillohet konferenca.
“Në ora 12:30, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me gazetarët në sallën “Azem Hajdari”,” njofton zyra e shtypit e Partisë Demokratike.
Ndërkohë GJKKO i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku i kërkon marrjen në pyetje të ish-Kryeministrit, Sali Berisha.(Lexo më shumë)
Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, çështje për të cilën akuzohet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili është me masë sigurie arrest në burg, si dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi me masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë Shqipërisë.
Discussion about this post