Qeveria e re e Italisë është në detyrë nga sot dhe kryeministrja Giorgia Meloni e ministrat e saj kanë marrë bekimin e kreut të shtetit, Sergio Mattarella. Menjëherë pas betimit, anëtarët e rinj të qeverisë italiane kanë pozuar së bashku me presidentin.
Teksa e djathta rikthehet në pushtet mes kritikave, Meloni bëhet kështu e para kryeministre femër e Italisë. Matteo Salvini, do të jetë numri dy i kabinetit si dhe ministër për Infrastrukturën, ndërsa Guido Crosetto do të jetë Ministër i Mbrojtjes.
Matteo Piantedosi do të jetë ministër i Brendshëm, Schillaci, ministër i Shëndetësisë, Daniela Santanche është emëruar ministre e Turizmit, Anna Maria Bernini, ministre për Universitetin, Andrea Abodi, ministër i Sportit dhe Rinisë, Giancarlo Giorgetti do të jetë ministër i Ekonomisë.
Ginevra, vajza e kryeministres vodhi shfaqjen në ndërtesën historike të Romës Quirinale Palace, pak minuta pas betimit të qeverisë sëre. Ajo doli nga Fiat 500 X e bardhë nga e cila ishte larguar tashmë nëna e saj, e veshur me rozë dhe me një çantë shpine si çdo ditë shkolle.
Ajo doli nga makina dhe filloi të kërcente e argëtuar, gjest që mori vëmendjen e fotografëve. Më pas ajo shkoi dorë për dore me babain e saj Andrea Giambrunon, pranë të cilit qëndroi e ulur.
Giorgia Meloni është 45 vjeçe dhe partia e saj Fratelli d’Italia ishte fituesi më i madh i votave në zgjedhjet kombëtare të muajit të kaluar. Meloni njoftoi kabinetin e saj të premten në mbrëmje. Aleatët përfshijnë partinë e djathtë Lega e Matteo Salvinit dhe partinë konservatore Forza Italia, e kryesuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi.
Discussion about this post