Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin “Evangelismos” të Athinës ku po qëndronte i shtruar që prej 3 janarit. Anastas Janullatos shërbeu si Kryepeshkop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për më shumë se tre dekada, duke luajtur një rol kyç në ringritjen dhe forcimin e saj pas rënies së komunizmit.
Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua që në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe më pas u dërgua për kurim të specializuar në Athinë në datën 3 janar. Që prej asaj kohë gjendja e Janullatos sa vinte dhe përkeqësohej.
Anastas Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në një familje besimtarësh ortodoksë në Pire, Greqi. I prirur në shkencat ekzakte, Janullatos është rritur gjithmonë me frymën e besimit dhe me një pjesëmarrje aktive në Kishë.
Ai ka kryer studimet parauniversitare në Historinë e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. U mor me kërkime në Universitetin e Makereres, në Kampala-Uganda, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander Fon Humboldt”. Ishte Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1970, Summa cum laude). Ka studiuar fe të ndryshme (Induizëm, Budizëm, Taoizëm, Konfucianizëm, Fe afrikane, Islam) në vendet ku ato lulëzojnë (p.sh. Indi, Tajlandë, Sri Lanka, Kore, Japoni, Kinë, Kenia, Uganda, Tanzani, Nigeri, Brazil, Karaibe, Liban, Siri, Egjipt, Turqi).
Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, rusishten, suahilin, shqipen.
Vitet e Luftës së Dytë Botërore sollën ndryshime rrënjësore në shpirtin e Anastasit adoleshent. Si dëshmitar i vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës, ai arriti të gjente shpëtim vetëm në besimin fetar. Vendi i tij i lindjes, Greqia ishte e rrënuar nga lufta civile dhe Anastasi ndjeu nevojën urgjente për t’i përcjellë botës një meazh paqeje që vjen vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit. Dëshira e tij ulëriste me të madhe aq sa i thoshte: Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte në Krishtin”.
Në vitin 1947 Anastas Janullatos filloi studimet në Fakuletin Teologjik në Universitetin e Athinës dhe i përfundoi me rezultate të shkëlqëueshme në vitin 1951.
Pas shërbimit ushtarak, Anastasi u bashkua me vëllazërinë “ZOI” (JETA), një organizatë fetare e përqendruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi dhe jetoi me besimin deri në frymën e fundit.
Anastas Janullatos ka mbajtur disa poste të rëndësishme akademike duke nisur nga anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arame më 1978 deri më 1982. Më vonë ai është shpallur Doktor Nderi i Teologjisë dhe i Filozofisë në disa fakultete të botës.
Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: riorganizoi më tepër se 400 famulli (enori); themeloi Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992), dy Lice kishtarë (Gjirokastër dhe Sukth të Durrësit), Shkollën e Muzikës Bizantine në Tiranë, të gjitha këto në godina me kushte bashkëkohore dhe me konvikte; shkolloi dhe dorëzoi 168 klerikë, të gjithë nënshtetas shqiptarë; themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme; u kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë.
Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 3 qendra mjekësore në qytete të tjera; Universitetin “Logos” në Tiranë, 2 Institute të Formimit Profesional, 1 lice profesional, 3 shkolla fillore, 1 gjimnaz, 1 konvikt shkolle për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme.
U kujdes për ndërtimin e 150 kishave të reja, për restaurimin e 70 kisha-manastire monumente kulture, për rikonstruksionin e më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe për 70 godina për qendra kishtare si: selia e Kryepiskopatës dhe e mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, mensa për të varfërit, kampe rinore etj. Vepra totale ndërtuese arrin në 450 ndërtesa.
Shërbesa e Kishës
Luajti rol parësor në ringjalljen bashkëkohore të Hierapostullimit Orthodhoks në botë (nga viti 1958). U hirotonis dhjak (1960); prift – arkimandrit (1964), Episkop i Andrusës (1972) me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë” (1972-91); Kryepiskop mëkëmbës (Kryepiskop në detyrë) i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupolit në Afrikën Lindore (1981-1990); Mitropolit i Andrusës dhe Ekzark Patriarkal në Shqipëri (1991-1992), Kryepiskop i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë (qershor 1992 – 2025).
Kisha dhe puna sociale
Ka qenë: Anëtar i këshillit i Shkollës së Lartë të Punës Sociale – Diakoneshat (1977–84); i Komitetit të Lartë Zyrtar të Kishës së Greqisë(1977–85); i Komitetit të Arsimit Kishtar të Ministrisë së Arsimit Kombëtar dhe të Feve(1977–82); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985–91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit Alexander Onassis (1978–94); i Fondacionit Alexander Onassis (1994–2005), Anëtar i Shoqatës Filekpaideutike (1994 e në vazhdim).
Veprimtaria ndër- kishtare ndërkombëtare
Sekretar i Përgjithshëm i “Komitetit Ekzekutiv për Misionin e Jashtëm” (1958-61), dhe nënkryetar i Organizatës Ndërkombëtare të Rinisë Ortodokse “Sindesmos” (1964-1977). Anëtar i “Komisionit Ndërkombëtar për Studime Misionare” të WCC (1963–1969). Sekretar për “Kërkimet Misionare dhe Marrëdhëniet me Kishat Ortodokse“, në Sekretariatin e Përgjithshëm të WCC (1969–71). Anëtar i shumë komiteteve ndërkombëtare shkencore, si: “Deutsche Gesellschaft für Missionswissenschaft”; “Shoqëria Ndërkombëtare e Kërkimeve Misionare“; Komisioni i ËCC për Dialogun me Kishat dhe Ideologjitë e Tjera (1975–83); “Komisioni i Përzier i Konferencës së Kishave Evropiane” dhe “Konferenca e Peshkopëve Katolikë Romakë”, “Islami në Evropë” (1989–91); “Këshilli Ndërkombëtar” i Konferencës Botërore për Fenë dhe Paqen (1985–94).
Anëtar nderi i Kuratoriumit të Institucionit Katolik Romak “Pro Oriente”, Vjenë (1989 e në vazhdim). President-Moderator i Komisionit për Misionin Botëror dhe Ungjillizimin e WCC (1984–1991). Anëtar i Komitetit Qendror të ËCC (1998–2006). Anëtar i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001). Anëtar korrespondent i Akademisë së Athinës (1993–2005). Anëtar i Këshillit Evropian të Udhëheqësve Fetarë/Fetë për Paqe (2001 e më pas). Nënkryetar i Konferencës së Kishave Evropiane (2003–2009). President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-) (një nga tetë presidentët). President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqe (2006-).
Nderime dhe çmime:
Kryepeshkopi Anastas Janullatos është nderuar përgjatë jetës së tij me mbi 20 çmime nga Kisha Orthodhokse si dhe nga vende të ndryshme të botës.
Kryqi i Shenjtë i Apostullit dhe Ungjilltarit Marku, i Klasit të Parë, i Patriarkanës së Aleksandrisë (1985)
Kryqi i Shenjtë i Shën Katerinës së Malit Sinai (1985)
Kryqi i Shenjtë i St. Kirili dhe Metodi i Kishës Ortodokse të Çekosllovakisë (1986)
Medalja e Argjendtë e Akademisë së Athinës «si promotor dhe pionier i teologjisë dhe veprimit misionar» (1987)
Medalja e Artë me Dafinën e Kryqit të Kuq Grek (1994)
Kryqi i Madh i Urdhrit të Nderit të Republikës së Greqisë (1997)
Medalja e Princit të Madh Vladimir (klasi i parë) i Kishës Ruse (1998)
Medalja e Apostullit Andreas të Patriarkanës Ekumenike (1999)
Kryqi i Madh i Urdhrit të Kryqtarëve Ortodoksë të Varrit të Shenjtë (2000)
Çmimi për Arritjen e Jetës së Këshillit të Grekëve të Jashtëm (2000)
Çmimi Athenagoras Human Rights Aëard 2001 (Nju Jork); “Pro Humanitate”, i Institucionit Kulturor Evropian Pro Europe (Freiburg) (2001)
Kryqi i Madh i Urdhrit të Apostullit Pal të Kishës së Greqisë (2001)
Medalja e Artë e Nderit dhe Mirëqenies së Qytetit të Athinës (2001)
Çelësi i Artë i qytetit të Selanikut (2002) dhe i Lamisë (2002)
Çmimi humanitar polak “Ecce Homo” (2003)
Medalja nga Presidenti i Demokracisë Rumune (2003)
Medalja e Artë, shkalla e parë, e Bashkisë së Pireut (2005)
Qytetar Nderi i Tiranës (2005) dhe Korçës (2007)
Çmimi “për aktivitete të jashtëzakonshme në forcimin e unitetit të kombeve të krishtera ortodokse” ( Moskë 2006)
Medalja e Jaroslav Urtësisë së Demokracisë së Ukrainës (2008)
Medalja e Madhe e Artë e Apostullit Barnaba të Kishës së Qipros (2008)
Kryqi i Madh i Urdhrit të Apostullit Marc të Patriarkanës së Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës (2009)
Discussion about this post