Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Sipas informacioneve të bëra me dije nga autoritetet kosovare si dhe mediet vendase mësohet se gjatë orëve të vona të mbrëmjes në qendër të Prishtinës janë regjistruar të shtëna me armë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku fatkeqësisht kanë mbetur të plagosur 21 persona, 4 prej të cilëve nga arma e zjarrit, ndërsa të tjerët nga gotat e thyera.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm bëhet me dije se një nga të plagosurit ka humbur jetën. Burime për Gazetën Express bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 39-vjeçar, i cili prej mbrëmjes së djeshme ishte në luftë me jetën, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Discussion about this post