Vlorë, më 25.10.2023
KËRKESË
TV 6+1 VLORA
Lënda: Kërkesë për ndryshimin e ligjit të mediave, portaleve dhe të gjitha organizatave dhe institucioneve që merren me informimin publik
Drejtuar: Presidenti të Republikës së Shqipërisë
Kryeministrit të Shqipërisë
Kuvendit të Shqiperisë
Komisioni të Mediave në Kuvend
Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Ambasadës së Bashkimit Europian
OSBE-ODHIR
Kryetares së AMA-s
Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë
TIRANË
Ne gazetarët që punojmë në Departamentin e Informacionit të këtij televizioni, kerkojmë ndryshimin e ligjit për informimin publik pasi situata e krijuar kryesisht nga rrjetet sociale është tepër alarmante.
Kushdo mund të shkruaj si të doje dhe çfarë të dojë.
Ne që po ju drejtohemi me këtë kërkesë, jemi shumë të indinjuar për situatën e krijuar dhe me TV 6+1 Vlora.
Të nderuar institucione të lartpërmendur, ne padrejtsisht jemi akuzuar ditët e fundit sikur kemi përdorur fuqinë e televizionit për të ndikuar te institucionet e shtetit dhe për t´u bërë presion atyre për të mbyllur padrejtsisht një rast përdhunimi ku ishte akuzuar padrejtsisht një anëtar i familjes së drejtuesve të këtij televizioni.
Një ngjarje e tmershme, tronditëse e që për të cilën për dy ditë rresht akuzohej padrejtsisht dhe pa asnje fakt konkret a provë zyrtare, por vetëm nisur nga nje shpifje e ulët të cilën shumë portale e kthyen këteë në kryelajm pa asnjë bazë.
Të nderuar drejtues të këtyre institucioneve!
Kur i pyesje këto portale se, nga cili burim mediatik e morrën lajmin e pavertetë, ku djali i Administratorit të TV 6+1 VLORA ishte i përfshirë në ngjarje, të gjithë dilnin me një përgjigjie,: “KËSHTU NA THANË“.
Dhe bazuar në vetëm këtë ‘’argument’’ mediatik, djali u etiketua si përdhunues, e sikur të mos mjaftonte, në këtë ngjarje shumë të pavërtetë u përfshi dhe TV 6+1 VLORA së bashku me familjarët e tyre.
Në këto kushte, mund të më thoni të nderuar drejtues të institucioneve të lartpërmendura, çfarë duhet të bëjë i shkreti njeri, i mjeri baba, i ndodhur përballë një shpifje dhe të pavërtete kaq të madhe?
Gjithsesi, ne u munduam të ruanin qetësinë dhe ndërmorëm këto veprime: telefonuam së pari Drejtorinë e Policisë Vlorë, për të mësuar të vërtetën që qëndron pas këtyre shpifjeve dhe morëm pergjigjen “ Policia e Shtetit Vlorë ka nxjerrë deklaratën për shtyp dhe emri i cituar me iniciale K.D nuk ka lidhje me këtë ngjarje“.
Më pas telefonuam shefin e Komisariatit të Vlorës dhe ai na tha: “Policia referon në deklaratë për shtyp faktin që, emri me iniciale K.D nuk ka lidhje fare me këtë ngjarje“.
Pasi kaluam këto institucione të shtetit kërkuam një përgjigjie nga ana profesionale dhe për këtë kontaktuam me kryetarin e “Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë“, z. Aleksander Çipa. Në komunikimin me z.Çipa, pasi shpjeguam gjithë situatën e rënduar të shpifjeve që po vlonin portalet në adresën tonë pergjigja e tij ishte inkurajuese, duke na pohuar: “Keni të drejtë, por ruani qetësinë, gjithçka do të sqarohet“.
Shkrimet në portale sa vinin e shtoheshin dhe zjenin rreth këtyre të pavërtetave që etiketonin djalin e Administratorit të TV 6+1 VLORA si përdhunues, bazuar vetëm në argumentin e tyre të vetëm dhe aspak të pranueshë “KËSHTU NA THANË“.
Kontaktuam edhe me nënkryetaren e “Unionit të Gazetarëve të Shqiperisë“, znj. Anila Basha, edhe ajo na dha të njëjtën përgjigjie duke pohuar: “E dimë që lajmi është i pavërtetë, por mos u mërzisni “.
Vijuam kontaktet tona dhe me gazetarë që punojnë prej vitesh në mediat e qytetit të Vlorës por edhe si korrespondentë në mediat kombëtare; edhe ata kishin të njëjtën pergjigje “E dimë që lajmi është i pavërtetë, por mos u mërzisni “!
Të nderuar drejtues të institucioneve të lartpërmendura,
Duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj,
TV 6+1 VLORA kërkon ndryshimin e ligjit në mënyrë që kushdo që shkruan të marrë përsipër përgjegjësinë dhe autorësinë e lajmit dhe jo të vijohet akoma me përgjigjet e portaleve se, “KËSHTU NA THANË‘‘.
Media dhe çdo punonjës i medias, ka të drejtë të flaës dhe duhet të flasë vetëm mbi të vërtetat bazuar në fakte konkrete!
TV 6+1 VLORA
VLORË
Discussion about this post