Për herë të parë nga korriku i vitit të kaluar, Bitcoin ka rënë poshtë 30 mijë dollarë, dhe sot vlen më pak se gjysma e vlerës në vjeshtë.
Goditje kanë pësuar të gjitha kriptomonedhat e tjera përfshi Ethereum, por edhe ato që quhen “stablecoin” apo monedha të qëndrueshme. Ekspertët paralajmërojnë për një stuhi në tregun e kriptomonedhave. Por pse po bie vlera e tyre?
Rënia aktuale e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera po shkaktohet nga një kombinim i inputeve afatshkurtra dhe afatgjata, që përfshin tregjet më të mëdha financiare dhe rrëzimin e një stabilcoin të madh.
Ndonëse synimi i kriptomonedhave është pavarësia nga sistemi tradicional i financave, ato janë po aq të prekshme nga inflacioni dhe krizat. Diçka e tillë u pa edhe gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia, kur vlera e Bitcoin ra me 56%. Një arsye tjetër është ajo e rënies drastike të vlerës së një prej monedhave të qëndrueshme më të mëdha, UST. TerraUSD e cila ka një vlerë të qëndrueshme prej 1 dollar, ditën e hënë ra poshtë 70 cent, duke shkaktuar edhe panik te poseduesit e saj që nxituan ta shesin.
Për të mbrojtur çmimin e UST, Garda e Fondacionit Luna, e cila mbron monedhën e qëndrueshme, tërhoqi rezervën prej 1.3 miliardë dollarësh në dhe bleu 850 milionë dollarë më shumë në Bitcoin. Kjo çoi në një presion për shitjen e vazhdueshme të Bitcoin, çka tërhoqi pas vetes edhe monedhat e tjera kripto.
Discussion about this post