Me debate ka nisur seanca në Kuvend, ku deputetët e opozitës kundështojnë projektligjin për studentët e Mjekësisë të cilëve do u mbahet diploma për 5 vite dhe do duhet të punojnë në vend.
Mirëpo me shumicën e votave Kuvendi miratoi që të diskutohet me procedurë të përshpejtuar projektligjin për studentët në Mjekësi. Projektligji për “Studimet për Mjekësi” do diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe në Komisionin e Ligjeve dhe më pas për miratim në Kuvend.
Kundër këtij projektiligji është shprehur deputetja Flutura Açka, e cila e ka qujatur këtë mastë ekstreme. Po ashtu deputetja Albana Vokshi në Kuvend i është drejtuar maxhorancës duke thënë se fëmijët e tyre janë të gjithë në shkolla jashtë vendit.
Pjesë nga debati
Albana Vokshi: Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar?Të gjithë i keni në shkolla jashtë vendit. Pse të tjerët duhet që të Qeveria ka miratuar një vendim që ti mbajë..po flas për procedurë
Lindita Nikolla: Jo nuk po flet për procedurë, po flet përçart.
Albana Vokshi: Kjo procedurë është skandaloze.
Discussion about this post