Spitali i Urgjencës së Vlorës ështe afër përfundimit dhe do të jetë i gatshëm gjithashtu dhe për turistët.
Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ku shkruan se Urgjenca e re e Spitalit Rajonal të Vlorës është afër përfundimit dhe pritet të hapë dyert. Rama thotë se ky institucion do të garantojë kushtet më të mira për pacientët në marrjen e shërbimit shëndetësor në kohë dhe me cilësi.
Kreu i qeverisë ka shtuar se shërbim të shpejtë mjekësorë do të përfitojnë edhe pushuesit e turistët që frekuentojnë qytetin bregdetar
“Edhe pak gati të hapë dyert Urgjenca e re e Spitalit Rajonal Vlorë që do të garantojë kushtet më të mira për pacientët për marrjen e shërbimit shëndetësor në kohë dhe me cilësi, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të qytetarëve të Vlorës, por edhe pushuesve e turistëve të shumtë që frekuentojnë qytetin bregdetar”, shkroi Rama.
Discussion about this post