Deputeti Erion Braçe ka denoncuar një kompani gjatë raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat.
Braçe tha se kompania e sigurimeve në kundërshtim me ligjet ka prekur aktivin dhe ka blerë prona private. Madje kjo kompani, tha Braçe ka blerë edhe një bankë. Sipas tij, kompania ka kapërcyer ligjin, duke ulur aktivet e kompaisë edhe nën 20% që është e vendosur me ligj.
E megjithatë, pronari vjen “vërdallë me Ferrari” në Tiranë, ndërsa politikanë e qeveritarë i puthin dorën, tha Braçe, pasi kanë nevojë për bamirësinë që ai bën.
“Më bëri përshtypje që në secilin prej treguesve që folët, dhe që janë pozitivë, gjithmonë i referoheni dhe thoni kemi nën hetim njërën, me përjashtim të njërës. Njëra nuk është e vogël, është bërë aq e madhe sa që merr kurajon dhe prek aktivet e kompanisë së saj për të blerë prona të patundshme. Dhe detyroheni ju pastaj të merrni vendimet respektive për ta detyruar të kthejë paratë. E kuptoni çfarë kurajo kanë marrë kompanitë e sigurimeve? Të kapërcejnë ligjin, të ulin aktivet madje të kapërcejnë dhe atë 20% që kemi vendosur me ligj, dhe të blejnë banka. Në një vendim tuajin e lexova. Shpresoj të paktën të ketë paguar gjobën. Ka përmirësim të ndjeshëm, pasi bleu prona të patundshme, pasi preku aktivet. Po kërkoj që autoriteti të jetë një barrierë. Pavarësisht bamirësisë që bën, impaktit publik që ka, se bën dhe shumë bamirësi, dhe pavarësisht Ferrarit që vjen vërdallë në Tiranë, si shpenzim i njohur brenda kompanisë. Politike, qeveritare se të gjithë i shkojnë i puthin dorën, të gjithë kanë nevojë për bamirësi e kështu me radhë”, deklaroi Braçe.
Discussion about this post