Prej disa ditësh në vend janë ndezur disa vatra zjarri si në Fier, Vlorë dhe Mallakastër. Teksa vatrat janë aktive zjarrfikësit vazhdojnë luftën për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ish-kryeministri Sali Berisha pak më parë ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shihen disa efektivë të policisë së Shtetit që shuajnë flakët me degët e pemëve. Po ashtu ata shihen pa doreza apo ndonjë masë tjetër.
Berisha teksa ndan videon shkruan “luftë me zjarrin si në mesjetë! Zjarrëfikset në tako! Aeroplani (Ismaili) është per ndenjëset e Ramës! Turp dhe krim! #sb”.
Discussion about this post