Një aksident aksident i rëndë është shënuar në Itali, ku ka ndërruar jetë një 19-vjeçar shqiptar.
Bëhet me dije se një makinë tip “Ford Focus” është përplasur me një kamion që po ecte në drejtim të kundërt. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë studenti shqiptar Adenajd Hoxha.
Makina pas përplajes me kamionin është përplasur dhe me një mur rrethues, ku si pasojë 19-vjeçari ka marrë plagë të rënda, dhe ka humbur jetën.
Në vendngjarje policia rrugore, zjarrfikësit dhe 118 punonjësit e shëndetësisë, të cilët fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç konstatimit të vdekjes së shoferit.
Discussion about this post