Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Libohovë.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
Të lënduarit janë dërguar mne urgjencë në psital, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Discussion about this post