Triumfon në finalen në derbin me Manchester United
Manchester City fitoi edhe FA Cup pas kampionatit duke mundur 2 – 1 në finale rivalin e qytetit Manchester United.
Në sfidën e luajtur të shtunën në Wembley skuadra e Pep Guardiola festoi trofeun e shtatë në këtë aktivitet. Një sfidë që dhuroi emocione shumë shpejt pas kapiteni i City, Gundogan, realizoi pas 12 sekondash, duke vendosur një rekord për turneun më të vjetër në botë për klube e futbollit.
Bruno Fernades barazoi përkohësisht rezultatin me 11-metërsh në minutën e 33’. Manchester City kaloi sërish në avantazh me Gundogan ku pasimi erdhi përsëri nga De Bruyne.
Përpjekjet e mëvonshme për të dy ekipet nuk sollën ndryshim të rezultatit. Një sukses tjetër ky për City këtë sezon që do të luajë edhe finalen e Champions League me Inter më 10 Qershor në Stamboll.
Discussion about this post